“PRESHEVA JONË” JU URON NGA ZEMRA VITIN E RI 2012–ME FAT DHE SHËNDET ! *

Happy holidays new year 2012 from “Presheva Jonë”  * « Presheva Jonë » vous souhaite de joyeuses fêtes de fin d’Année 2012 !

 

Agjencia e juaj  Informative kombëtare “Presheva Jonë”, kalon provën njëvjeçare, kaloi nje vit me një bilanc të suksesshëm “luftarak”, gjithmonë në vijën e parë të frontit në shërbim të opinionit, për informim të shpejtë, objektiv dhe të paanshëm…


LEXUES, VIZITORË TË DASHUR, DORËN N’ZEMËR SUKSESET TONA NUK JANË BASH GJITHË MERITË E JONA, POR EDHE E JUAJA DHE MEDIAVE SHQIPTARE DHE BOTËRORE QË NA CITOJNË DHE PËRKRAHIN…!

 

Ditën e Festës Kombëtare, më 28 Nëntor të vitit të shkuar, nisi së funksionuari, agjencia e parë informative kombëtare në Luginën e Preshevës me emrin “Presheva Jonë”. Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm  e cila përvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare, ajo është cituar mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…
Tiranë, 10 dhjetor / AIK-Presheva Jonë
Kjo agjenci informative kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila kishte nisur të funksiononte me një grusht gazetarësh, sot tubon në gjirin e saj mbi 20 gazetarë profesionistë e korrespondentë në disa qendra shqiptare në Ballkan dhe Perëndim, ku më dendur gravitojnë shqiptarët. Agjencia informative “Presheva Jonë” nga 28 Nëntori i vitit të kaluar, kur është themeluar e deri më sot, ka pasur 1200 lajme autentike (3-4 për çdo ditë) nga gazetarët lokalë dhe korrespondentët.  Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm  e cila përvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare, ajo është cituar mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…Nga politika, diplomacia, kultura dhe sporti mund të veçojmë intervistat dhe takimet me Hillary Clinton, Ban Ki-Moon, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Bamir Topi, Salih Berisha, Edmond Haxhinasto, Richard Hollbruk, José Manuel Barroso, Jozefina Topallin, Micheline Calmy-Rey, Hashim Thacin, Enevr Hoxhaj, Ina Ramën, Carla del Ponte-n, Ronald K. Noble (shef i Interpolit) Angelina Jolie, Michel Platini, Sofia Loren,Pele, Zenedin Zidan,  John Voght etj. Agjencia “Presheva Jonë, drejtohet nga gazetari Nefail Maliqi, gazetar shumvjecar në OKB (Zvicër) i cili njëherësh është edhe bashkëpunëtor i “Top Channel” dhe gazetës “Shqip” nga Zvicra. (Marrë nga SHQIP-Tiranë)
SHPËRNDAJE