LIDERË nga politika dhe kultura nga Lugina e Preshevës urojnë qytetarët Vitin e Ri 2012

PËRFAQËSUESIT NGA LUGINA  E PRESHEVËS NE FUND TË VITIT POS URIMEVE  JAPIN EDHE NJË BILANC TE SUKSESEVE (por jo edhe  dështimet) GJATË KËTIJ VITI QË PO E PËRCJELLIM…

 

 

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINËS

www.bdl-psh.com

URIM

Të nderuar qytetarë të Luginës,

Më lejoni që  në emër të anëtarve të Bashkimit Demokratik të Luginës dhe në emrin tim personal tju  uroj përzemërsisht Vitin e Ri 2012 me deshirë që  në te te keni sshëndet e lumturi,paqë e prosperitet.

Viti që po e lamë pas ishte vitë I vështirë për qytetarët e Luginës naspektin ekonomik,social e politik dhe uroj që në vitin e Ri të ketë ndryshime positive në cdo lami të jetës shoqëroro-politike .Pritshmëria është e madhe dhe besoj se në vitin e Ri do të kemi mundësi ti bëjmë këto ndryshime dhe me këtë të përmirsojmë sadopak jetën e qytetarit tone ,sepse ata një gja të tillë e presin nga ne.

GËZUAR VITI I RI 2012 !

Me rrespekt,

Dr.Skender Destani, kryetar I BDL-së

————————————————

RAGMI MUSTAFA: TAKIME E KONFERENCA, PUNE E INAGURIME… GJITHA KETO PËR TË MIRËN E QYTETARËVE

Preshevë, 30 dhejtor/ AIK-Presheva Jonë

Kryetari Mustafa fillimisht ka folur për bashkëpunim e kabinetit të tij me administratën komunale , me institucionet ku themelues është pushteti lokal , pastaj me shkollat ,  institucionet qeveritare e veçanërisht me ambasadat e akredituar në Serbi si  dhe me organizatat e ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë ndihmuar në vazhdimësi komunën tonë.

Ndërkaq kryetari Mustafa ka folur edhe për funksionimin e këshillit komunal , duke  konsideruar se anëtarët e këtij organi kanë nxjerrë vendime të rëndësishme gjithmonë në të mirë të qytetarëve.

E kur jemi tek ndërkombëtarët këtë vit në kabinetin e kryetarit Mustafa janë zhvilluar mbi 30 takime me diplomatë të huaj.

Kryetari Mustafa gjatë këtij viti ka zhvilluar edhe një sërë takimesh jasht vendit , duke potencuar takimet vazhdueshme me ambasadorin shqiptar , pastaj me ministrin e arsimit të republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës , me një fjalë takime këto që kanë rezultuar tejet pozitive , pasi të gjithë studentët si në Kosovë dhe Shqipëri janë regjistruar në drejtimet e përcaktuar nga vetë ata.

Po ashtu kreu i komunës ka zhvilluar edhe një mori takimesh me përfaqësues të partive politike në Kosovë , Shqipëri dhe Maqedoni, e ajo e fundit ishte me kreun e bashkisë së Tiranës zotin Lulzim Basha, një takim ku u këmbyen ide dhe përvoja për një bashkëpunim të ndërsjellët dhe sa më efikas.

Pas elaborimit të takimeve është ndalur në realizimin e buxhetit, që sipas tij mjetet buxhetore janë shfrytëzuar sipas parashikimeve dhe janë shpërndarë në mënyrë transparente.

Këtë vit buxheti i komunës sonë ka qenë 546 milion dinarë , ku 212 milion kanë qenë të orientuara në investime infrastrukturore.

Këtë vit janë realizuar 40 projekte , 15 me mjete  të Trupit Koordinues , 7 projekte nga fondet ministrore  dhe 18 projkete nga buxheti i komunës.Ndërkaq për fund kryetari Mustafa ka folur edhe takimet në nivel politik e që kanë qenë në interes të zgjidhjes së problemeve në Luginë.Në urimin e tij kryetari Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët me shpresë që viti 2012 të jete një vit më i favorshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevë.

—————————————————————————————————-

KRYETARI KAMBERI : Kaluam një vit plotë suksese e sfida për të ardhme më të mirë

Bujanoci po kalon një vit edhe pse të vështirë, por ishte plotë suksese dhe duke krijuar shumë miq se sa kishte, sot 13 ambasada qendra diploamtike janë përkrah Bujancoit sikur ajo e  Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Shqipëris… që mbështesin fuqishëm në të gjitha proceset mbi të cilat po kalon komuna jonë, thuhet në njëpërshkrim retrospektiv mbi zhhvillimet e vitit që po e lëmë pas, të kryetarit të komunës së Nujanocit Shaip Kamberi, njofton agjencia informative « Presheva Jonë »

Bujanoc,30 dhjetor /AIKPresheva Jonë

Duke hedhur shikimin mbi vitin që lamë pas, kujtojmë ditët e bukura, por edhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar. Sonte të gjithë bashkohemi me shpresën dhe urimin: për një vit të ri të mbarë, të lumtur e në paqe. Ngjarjet që përshkruajn këtë vitë janë nga më të ndryshmet dhe të shumta kanë qenë sfidat me të cilat jemi ballafaquar. Me bindje  të plotë mund të theksoj se, megjithate kemi vazhduar ti zgjidhim disa nga problemet që prekin çdo familje.

Bujanoci ka krijuar mardhënie partneriteti edhe me ambasada që më parë nuk ka pas kurfar mardhëniesh. Ne sot përmes Ambasadës Turqisë po ndërtojmë një shkollë të standardeve më të larta europiane.

Ajo që bën edhe më krenar, ne kemi filluar procedurën e binjakzimit të Komunës së Bujanocit me atë të Gursu të qytetit të Bursës. Nga bashkëunimi i së cilës presim shkëmbim të ndërsjell përvojave dhe zhvillimit ekonomik.

Sot kur flitet në prespektivë për Bujanocin flitet për Bujanocin Universitar, sepse kemi përmbyll hapjen e fakultetit bilingual me çrast studjojnë rreth 100 studentë.

Besoj fuqishëm se ky është drejtimi i duhur mbi të cilin Bujanoci duhet të udhtojë, ky është vizioni që bashkarisht po mundohemi ta ndërtojmë edhe përkundër sfidave të trishta politike. Besoj se ne duhet ti mbledhim forcat e përbashkëta, pa dallim, që gjeneratat e ardhshme të krenohen me këtë Komunë e këtë qytet. Se ne bashkarisht duhet gjetur modus se si të luftoj me migracionin e heshtur, me sfidat e kohës, si papunsinë e zhvillimin ekonomik. Ti japim prespektivë Bujanocit çfar edhe meriton se këtë ia kemi borxh fëmijëve tanë.

——————————————————————————————————

XHEMALEDIN SALIHI: VITI I ARDHSHË PRESIM TË EJTË NË FAVOR TË RELAIZIMIT TË ASPIRAAV TONA KOMBËTARE

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë i uron shëndet, suksese në punë dhe një vit të mbarë anëtarëve dhe Këshillit drejtues të saj, Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të gjitha trojeve shqiptare në vitin 2012.

Shoqata i përcjell të gjithë Shqiptarëve dëshirat më të sinqerta që ky vit të jetë vit i përmbushjes dhe realizimit të aspiratave kombëtare për bashkim shpirtëror e kombëtar.

Sinqerisht besojmë dhe jemi të bindur thellë se në vitin vitin 2012 do të rrumbullaksohen përfundimisht legjitimimi i të drejtave individuale dhe kolektive dhe se ëndërra e tyre do të realizohet në Europën e Bashkuar.

Po këtë vit, Shqiptarët kanë krenari dhe kënaqësi të madhe se do të festojnë të bashkuar 100 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit, e drejtë legjitime e pranuar shumë më herët, ndërsa e mohuar bash në pluralizmin politik e demokratik.

Poashtu Shoqata përcjell përshëndetjet më të sinqerta të gjithë Shqiptarëve që viti 2012 të jetë i begatshëm me të mira dhe vlera të njëmendëta ekonomike e kulturore, me paqë  dhe me mirëqenie të shëndetshme në planin individual e kolektiv si dhe të gjitha këto i gëzofshin dhe paçin një vit të mirë !

 

GËZUAR VITIN E RI 2012

Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës në Preshevë

—————————————————————————————–

LDP: URIME PËR 2012 DHE NDRYSHIME ME PUNË E JO ME FJALË !

 

Gjith qytetarëve të luginës së Preshevës, dhe miqve tanë nga mbar bota ju urojmë festën e vitit të ri 2012 me dëshir dhe shpresë që të jet simbol i paqes, tolerancës dhe barazis në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, e jo i konflikteve të intereseve të ngushta personale e partijake e cila veprimtari është evidente dhe prezente në shoqërin tonë.

 

TA VAZHDOJMË PUNËN E FILLUAR ME NDRYSHIM! Me qindra miëjra njerëz kemi filluar. Kemi tronditur dhe rikthyer shumë qytete dhe komuna. Në Europë po flitet rreth NDRYSHIMIT, jo si projekt partiak, por si mënyrë e re e të jetuarit në Serbi dhe luginën e Preshevës. NRYSHIM në politikë, ekonomi, kulturë, sport, shkencë, bujqësi, universitet – kjo është  vendimi ynë për 2012.

 

NRYSHIM  nënkuptohet nxerrjen e njerëzve nga llogoret të cilat i ka futur politika.

NRYSHIM nënkupton përdorimin dhe garantimi i lirë i barabart gjuhës dhe të simboleve kombëtare të mbar përkatsive nacionale kjo është e vetmja alternativ e gjendjes eksistuse e të mjeruar në këtë lugin të Preshevës si dhe më gjërë. Partija liberalëe  demokratike është këmbëngulës për ndryshimin e të gjitha akteve dhe ligjeve më të latra shtetërore dhe anasjelltas të cilat janë evidente ligje që tolerojnë dhunën huluganizmin, krimin e korupcioni e gjith kjo është thelbi i punës i cili patjetër duhet ta kryejm është demokratizimi, kjartë dhe sigurt kthim ndaj kushtetutës dhe pa ide të gabuara, sistem modern ekonomik dhe politik dhe dedikuar shekullit 21.

 

NDRYSHIM ËSHTË LUFTA PËR JETË DHE EKZISTENC NË VITIN E RI DUKE E NDRYSHUAR NGA I VJETRI! GËZUAR VITIN E RI 2012!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni