Prishtinë, 7 shkurt – Zyra për Informim e Universitetit të Prishtinës  përmes një komunikate njoftoi sot të gjithë studentët, pedagogët dhe drejtuesit e njësive akademike se për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe acarit të madh, që ka përfshirë mbarë vendin, shtyhen të gjitha provimet, marrja e nënshkrimeve, marrja e notave dhe aktiviteteve të tjera akademike, të parapara për këtë javë me studentë. Provimet dhe aktivitetet e tjera rifillojnë sërish nga data 13 shkurt.

Udhëzohen përgjegjësit e njësive akademike që provimet e parapara për këto ditë t’i programojnë në një kohë të përshtatshme dhe për këtë t’i njoftojnë me kohë studentët dhe mësimdhënësit, thekson komunikata.

SHPËRNDAJE