NËSE ENDE NUK JENI  ANËTARE I NDONJË LËVIZJE “REVOLUCIONARE”, JU A DO T’JU BASHKOHESHIT KETYRE FISNIKEVE PËR TË PROTESTUAR ?

PËR DALLIM NGA “VETVENDOSJE” DHE “KUQ E ZI” KETO SHOQE PROTESTOJNË KËSHTU..JENI JU DAKORD? APO NËSE ENDE NUK JENI  ANËTARE I NDONJË LËVIZJE, JU A DO T’JU BASHKOHESHIT KETYRE FISNIKEVE PËR TË PROTESTUAR ?  SIKUR KETO “FEMEN” TË CILAT GJATË UKENIDT E SHKRINË BORËN NË DAVOS TË ZVICRËS ?

Femra ukrainase, gati te zdeshura me gjinjë jashtë..aktiviste te nje shoqate feminsite FEMEN u arrestuan  sot nga policia zvicerane ne Davos te cilet protestuan gjatë kohës së madjtejes se Forumit Ekonomik ndërkombëtar

 

POLICIA ZVICERANE PROBELM ME UKRAINASET NUDO NË DAVOS – UKRAINASET E “SHKRINË” BORËN NE DAVOS TE ZVICRËS…

Davos, 29 janar/AIK-Presheva Jonë

Tri femrat te deshura, me gjinje jashtë ne acar e borë  dëshironin të tërheqë vëmendjen për njerëzit në nevojë në mbarë botën. FEMEN janë levizja ukrainase që vazhdimisht shumohen këtë lloj të veprimeve publike për të denoncuar kushte të pasigurta e grave, duke përfshirë edhe prostitucionin.

“Në këtë ndërtesë ka kaq shumë burra, por gratë numërohen me gishtat e njërës dorë.”- u shpreh njëra prej protestuesve ukrainase.  Sipas saj, protestat gjysmë nudo do të vazhdojnë në mënyrë që të kuptohet drejt kauza e tyre.

Lëvizja “Femen”, një lëvizje kjo tërësisht feministe, ka nisur protestat që në muajin gusht të vitit të kaluar, duke kërkuar më shumë të drejta për gratë në mbarë botën dhe kundërshtim ndaj turizmit seksual në Ukrainë, apo trajtimin e grave në Lindjen e Mesme

Disa, kalimtar dhe pjesëmarrës të forumit të sivjem në Davos të Zvicrës të cilet q¨wlluan kur ato protestoni, harruan se kishin ardhur ne samit duke shikuar ukrianset..siq tha edhe jeri..ato me gjinje jashte e “shkrine” edhe boren ne Davos..

Debate për zgjidhjet për Eurozonën në Davos

Pak para samitit tjetër të BE komisioni pret që të arrihet një marrëveshje për prerjen e borxhit të Greqinë. Në Davos menaxhuesit e krizës shprehin bindjen se do të kenë sukses.

Falimentimi i Greqisë mund të evitohet. Edhe zhvillimet në vendet me borxhe të larta si Italia dhe Spanja janë pozitive. Këtë e tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble (CDU) të premten (27.01.2012) në forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës. Kreditorët privatë janë duke diskutuar ndërkohë me Greqinë për një ulje të borxhit, por bisedimet ngecin herë pas here. Megjithatë komisioneri i BE për Çështjet Monetare Olli Rehn është i bindur: “Ne jemi para arritjes së një marrëveshjeje.” Në qoftë se kjo nuk arrihet këtë të premte, do të arrihet ndoshta në fundjavë, tha ai në një panel diskutimi në Davos, ku në qendër ishte “E ardhmja e Eurozonës”.

Shumë optimist për menaxhimin e krizës në BE u shpreh edhe ministri francez i Financave, Francois Baroin. Por në një çështje mendimet janë të ndryshme: Baroin ashtu si dhe komisioneri Olli Rehn ishin për rritjen e mëtejshme të fondit të planifikuar shpëtues ESM: “Ne kemi nevojë për mure të fortë mbrojtës në Evropë”, tha ai. Për mekanizmin e përhershëm të shpëtimit ESM është planifikuar të vihen në dispozicion 500 miliardë euro. Rreth 250 miliardë euro ndodhen ndërkohë në fondin e përkohshëm EFSF. “Pyetja është: A mund t’i bashkojmë të dyja?” I këtij mendimi është edhe ministri francez i Financave: “Sa më i lartë muri mbrojtës, aq më i pakët rreziku, që të jetë e nevojshme ndërhyrja e ESM

 

Nga Davosi vijnë kritika për Merkelin: Menaxhimi i krizës pa sukses

Forumi Ekonomik Botëror vazhdon punimet në Davos të Zvicrës të premten (27.01) me debatin për menaxhimin e krizës së euros. Në Davos ka pasur kritika të ashpra për kancelaren Merkel, por edhe reagime nga Brukseli.

Diskutimet në Davos në nivel të lartë politikanësh, ekspertësh dhe studiuesish të ekonomisë e financave vazhdojnë. Ministri gjerman i Financave, Schäule, homologu i tij francez, François Baroin, ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, si edhe komisionieri i BE-së për Valutën, Olli Rehn janë pjesëmarrës të premten në diskutimet në Davos.

Të enjten kryeministri britanik, David Cameron e shfrytëzoi forumin për të bërë një sulm të hapur ndaj mënyrës së menaxhimit të krizës nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel. “Nuk vazhdohet më me lojëra sa andej-këtej. Duhet të jemi të guximshëm dhe të fortë dhe jo hezitues e të frikësuar”, tha Cameron. Duhet të tregojmë cilësi të udhëheqjes dhe jo të udhëhiqemi nga frika e dështimit, u shpreh Cameron, fjalë që i adresoheshin kancelares Merkel. Planet e Merkelit dhe Sarkozisë për futjen e taksës së transaksioneve, Cameron i quajti thjesht “çmenduri”.

SHPËRNDAJE