Ujkani me Novarën ruajtën vendin e tretë

 

Portieri Samir Ujkani me skuadrën e tij, Novara, kanë ruajtur vendin e tretë në tabelën e klasifikimit në Serie B të Italisë në futboll. Ujkani edhe njëherë ka dëshmuar cilësitë e tija në portë, duke qenë edhe protagonist i kësaj fitore me vlera të mëdha që ia shtojnë gjasat që garat t’i përfundojnë në këtë pozitë, për t’i siguruar plasman më mirë në garat e play-offit për t’u ngjitur në Serie A. Novara para tifozëve të vet me shumë mund ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Frosinones. Portieri shqiptar si zakonisht edhe këtë herë ka qenë titullar, duke pasur një paraqitje të mirë në portë. Ai me shokë iu gëzua kësaj fitore me rëndësi dhe dy javë para se të përfundoi edicioni e zënë vendin e tretë me 67 pikë ose kanë dy më shumë se i dyti, Varese. Në javën e 41-të (të parafundit) do të luajnë si udhëtues me Pescara-n, takim ky që do të jetë tepër i vështirë, por mbesin me shpresa se mund të kthehen me rezultat të favorshëm dhe të ruajnë pozitën e tashme


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni