Ironia e fatit ka bërë që përballë në turneun e Uimbëlldonit të jenë Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

Serbi mundi në gjysmëfinale Jo-Wilfried Tsonga, i cili eleminoi Roger Federer, ndërsa Nadal mungi në gjysmëfinalen e dytë anglezin Andy Murray, në katër sete, 5-7, 6-2, 6-2 dhe 6-4, duke zënë kështu një vend në finale.

Por, sido që të përfundojë ndeshja e së dielës, spanjolli nuk do të jetë më numri një në botë. Ky vend është zënë tashmë nga Novak Djokovic, që është bërë lojtari i njëzetepestë që arrin majën e klasifikimit që prej vitit 1973.

Është prishur kështu pas më shumë se 7 vjetësh dyshja Nadal-Federer, që kanë udhëhequr klasifikimin botëror që prej shkurtit të vitit 2004.

SHPËRNDAJE