Në prezencën e qindra simpatizantëve,Unioni Demokratik Shqiptarë sot me fillim prej ora 13:00 ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore ku u prezantuan këshillëtarët e mundshëm për zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Preshevë, 16 prill
Fjalin hyrëse të këtij tubimi e mori nënkryetari i forumit rinorë të këtij subjekti Fidan Fejzulli i cili të pranishmit të cilët ishin në numër të madhë u tha se subjekti i ti do të punoj me gjithë përkushtimin e tij për rinin e Preshevës por edhe të tërë Luginës në fushëne e sportit,kulturës,do të bëjë hapjen e teatrit amatorë si dhe ndër të tjera do të mundësoj ndihmimin e studentëve me bursa nga fondacione të ndryshme.

 

 

Nën brohoritje të mëdha të simpatizantëve në binë u ngjit z.Naser Aziri i cili pasi i falemderoi simpatizantët për besimin dhe përkrahjen,me tone të larta dhe me ashpërsi kritikoi punët “shkel e shko” (sa për sy e faqe) të pushtetit aktual.ai u shpreh se pushteti aktual duhet të jap llogari për punët e pakryera dhe ato të kryera siq ata kanë ditur ti kryejn ato. z.Aziri tha se Unioni Demokratik Shqiptarë do ti fitoj kësaj rradhe zgjedhjet dhe do të jetësohen premtimet e dhëna “Ju premtoj dhe do të realizohet brenda vitit 2012 materniteti në Preshevë nëse UDSH vjen në pushtet ” u tha të pranishmëve Naser Aziri,kryetarë i degës në Preshevë.

 

Prezentë në hapjen e fushatës në Preshevë ishin edhe Rexhep Abazi kryetarë i dëgës së UDSH-së në Medvegjë si dhe Mejdi Zeqiri të cilët u shprehën të kënaqur për përkrahjen që po i jepet atyre në këto zgjedhje duke ju premtuar se nuk do tu zhgënjëjnë. z.Zeqiri porositi të gjithë qytetarët që të mos ketë përqarje mes qytetarëve për shkaqe partiake dhe tha se votën e 6 Majit duhet ta merritojmë dhe jo ta kërkojmë.

Në fund pas prezantimit të kandidatëve ku bënin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme,fjala iu dha kryetarit të Unionit Demokratik Shqiptarë z.Rahmi Zulfiut i cili shpalosi sado pak programin dhe prioritetet e subjektit të tij për 4 vjetorin e ardhshëm si hapja e kufirit Miratoc-Llojan,largimi i xhandarmerisë dhe ngushtimi i zonës së sigurisë,qarkullimi i lirë,heqja e polisave,mos praktikimi i mëtutjeshëm i favozirimit të ndërrmarjeve gjatë projekteve që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhura me pushtetin,asfaltimi i rrugëve me jetëgjatësi më të gjatë e jo për 1 mandat,do të bëhet rrotullimi i gjendjes së qytetarëve të Luginës për 180 gradë në të mirë të tyre,do të bëhet furnizimi me uj të pijshëm,kanalizimet fekale nëpër fshatra dhe aty ku ka nevojë,puna në arsim,shkolla,do të kërkojmë themelimin e Universitetit të Luginës së Preshevës.

 

z.Zulfiu njoftoi të pranishmit dhe opinionin e gjërë se është në kontakte me shqiptarët në Turqi të cilët janë të gatshëm që menjëherë pas zgjedhjeve të vijnë në e të investojnë në Luginë të Preshevës me plane konkrete,projekte kto të cilat do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë së qytetarëve. Ndër të tjera si projekt shumë të rëndësishmë Rahmi Zulfiu e cilësoi edhe ndërtimin e një burimi të energjisë përmes rrezeve të diellin projekt ky i cili do të kushtoj afër 2 milion euro e që do të arrij të prodhoj afër 2 megavat rrymë që do të thotë se energjia për ndriqim publik do të jetë falas për gjith qyteatarët me ç’rast do të lehtësohet buxheti i komunës për miliona dinarë.

SHPËRNDAJE