BUJANOC: UDSH e Dr.Mejdi Zeqirit hapi fushaten parazgjedhore

Ne prani te qindra simpatizanteve sot ne sallen e madhe te Shtepise se Kultures ”Vuk Karagjiq” ne Bujanoc,Unioni Demokratik Shqiptare ka bere hapjen solemne te fushates dhe prezantimin e kandidateve per  keshilltare ne zgjedhjet e 6 majit.

 

Bujanoc/22 prill
Para te pranishmeve ne salle fjalen ne fillim e mori kryetari i UDSH ne Presheve z.Rahmi Zulfiu i cili perseriti ato synime te cilat i ka Unioni Demokratik per zgjedhjet e ardhshme duke thene se ne presim qe ta marrim besimin tuaj ne menyre qe ta arrijme qe ti permbushim ato synime me te cilat shpresojme qe ti fitojm zgjedhjet.Kryetari i deges ne Bujanoc z.Rexhep Abazi tha se ka ardhur koha qe ti dergojme ne pushim te gjithe ata qe ose nuk deshten ose nuk diten qe te punojne ne te mire qytetare te Lugines se Presheves,dhe keshtu duke shpresuar qe pasi te na keni dhene  neve besimin te mos zhgenjeheni dhe te mos ankoheni deri tani,votojeni numrin 4 ne Presheve dhe 8 ne Bujanoc pra votojeni UDSHne.Ne fund nen brohoritje te medha dhe ovacione nga publiku ne bine u ngjite kryetari i deges dhe UDSHse ne Bujanoc njeherit edhe bartes i listes se keshilltareve Dr.Mejdi Zeqiri i cili i falemderoi te pranishmit per mbeshtetje dhe i premtoi se me Unionin Demokratik Shqipetare do te ndodhin ndryshimet e medha ne shendetesi,arsim,kultur e qka eshte me me rendesi ne ekonomi. Qe premtimet tona te mos mbesin ne leter por ato te zbatohen rrethojeni numrin 4 ne Presheve dhe 8 ne Bujanoc,pasi qe duke e bere kete do ti ngritni njerezit e pergjegjshem dhe mendojne per ju. / PrJ&Ku.Ma

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni