Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup i ka refuzuar kërkesën për vizë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ditë më parë kishte aplikuar për vizë në Ambasadën amerikane me qëllim të vizitës në SHBA, por ajo i është refuzuar, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura.

Në refuzim nuk janë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike.

Ndryshe, lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan në Kosovë, Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”.

SHPËRNDAJE