UASHINGTON, 27 korrik / ATSH-DPA / – Individët transgjinorë nuk do të lejohen të shërbejnë në ushtrinë amerikane në asnjë lloj funksioni, tha dje presidenti i SHBA-së, Donald Trump në rrjetin e tij social “ Twitter”.

Ky vendim do të ndryshojë një politikë të shpallur në vitin 2016, nga ish-presidenti, Barak Obama.

“Pas konsultimeve me gjeneralët dhe ekspertët e mi ushtarakë, iu informoj se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranojë ose lejojë individët transgjinorë që të shërbejnë në asnjë lloj funksioni në ushtrinë amerikane”, shkruan Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Ushtria jonë duhet të fokusohet tek fitoret e mëdha dhe vendimtare dhe të mos  i ngarkohen përgjegjësi për shpenzimet e jashtëzakonshme mjekësore të transgjinorëve të cilat mund të shoqërohen me ndërprerje të stërvitjeve të tyre ushtarake.

Ish-sekretari i Mbrojtjes , Ash Carter tha në qershor të vitit 2016 se individët transgjinorë mund t’i shërbenin vendit pa u paragjykuar dhe nuk do të shkarkoheshin ose të veçoheshin nga ushtria vetëm për arsye gjinie.//a.i/ a.jor.

SHPËRNDAJE