Redmond, 16 qershor – Leo Plas nga Redmond në Oregon ka diplomuar në Unversitetin La Granda në moshën 99-vjeçare, 79 vjet pasi që në vitin e fundit të studimeve braktisi fakultetin.

Plas më 1932 regjistroi semestrin e fundit në fakultet, i cili në atë kohë quhej Shkolla Normale e Oregonit dhe duhej të ndiqte ligjëratat edhe tre muaj për të marrë diplomën dhe mund të punonte si mësues.

Në atë kohë, ShBA u trondit nga kriza e madhe ekonomike, dhe Plasit nuk i pëlqente mundësia që të punonte në shkollë për pagë mujore prej 80 dollarë. Për këtë pranoi ftesën e një miku që të punojë në kompaninë e tij për 150 dollarë në muaj, transmeton AP.

“Tani është e vështirë të kuptohet, por në atë kohë thjesht nuk mund të refuzohej paga 70 dollarë më shumë”, tha Plas pas marrjes së diplomës. 

SHPËRNDAJE