Afër 30 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, sot në Tetovë kanë hapur stendat e tyre për panairin e dhjetë me radhë “Tetova 2011”.

http://www.botasot.info/img/Panairi_i_Librit_.jpgBotuesit presin që panairi të jetë më i mirë për shkak se tituj të ri ka më tepër për dallim nga vitet e kaluara.

“Unë mesa kam marrë pjesë në dy panaire radhazi ka pasur mjaft lexues po i fundit ishte pak i dobët sepse duke ditur që është vend universitar duhet pasur më shumë, po të shohim si do jetë këtë vit”, tha Selvije Ademi nga Shtëpia Botuese “LOGOS A”.

“Ne këtu marrim pjesë për njëmbëdhjetë vite, prej fillimit të organizimit të këtij panairi shtëpia botuese ‘Shkupi’, merr pjesë me titujt më të ri që i sjell viteve të fundit”, deklaroi Azam Dauti nga Shtëpia Botuese “SHKUPI”.

Drejtuesit e panairit kanë falënderuar pjesëmarrësit e sivjetmë, ndërsa kanë apeluar që në katër ditët e ardhshme derisa do jetë i hapur ky panair të vizitohet sa më tepër nga lexuesit jo vetëm nga Tetova por edhe qytetet tjera.

“Në këto kohëra kur të gjithë jemi të vetëdijshëm për humbjen e interesimit për librin apo rënien e lexueshmërisë, konstatojmë se panairet e librit mbeten mënyra më e mirë e afirmimit të këtyre vlerave. Duke shfrytëzuar praninë e medieve ftoj qytetarët e Tetovës dhe vendeve tjera që ta vizitojnë panairin e librit “Tetova 2011”, dhe të shohin se çka kanë ofruar botuesit shqiptarë nga Maqedonia Shqipëria e Kosova gjatë këtij viti”, deklaroi Muamet Murtezi, kryetar i SHBSH.

Edhe panairi i sivjetmë nuk ka kaluar pa pengesa në kufi për dy botuesit nga Shqipëria. Sipas të dhënave nga drejtori i këtij panairi, faji është tek botuesit sepse të njëjtët nuk kanë pranuar të paguajnë tatimin prej 5 për qind për mallin që kanë futur në Maqedoni e që kanë pasur për qëllim ta sheshin në panair.

SHPËRNDAJE