Tyson: Grushti i vetëm që më rrëzoi

Vetëm dy vjet pasi 4-vjeçarja Exodus mbeti viktimë e një aksidenti në shtëpi, Mike Tyson e cilësoi ndarjen nga jeta të së bijës si “grushtin e vetëm nga i cili nuk ka mundur të rikuperohet kurrë”.

Duke folur në një emision amerikan rreth karrierës së tij të pasur, njeriu që shpenzoi brenda pak vitesh 300 milion dollarë, duke përfunduar i mbytur nga borxhet, për pak nisi të qante kur drejtuesja i kujtoi vajzën e tij.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, sot 44 vjeç, deklaroi: “Për herë të parë u ndieva tërësisht i pafuqishëm në jetën time kur shkova në spital dhe mjekët më thanë se nuk mund të bënim më asgjë për t’a shpëtuar.

Dëshiroja të kapja botën me grushta, por nuk kisha fuqi as të qëndroja në këmbë. Fitova forcë vetëm pasi pashë njerëz të tjerë në gjendjen time, të cilët po e përballonin shumë më mirë se unë këtë tragjedi”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni