Twitter, 400 milionë cicërima në ditë

Twitter është shëndërruar në një qendër të madhe për rezervimin e të dhënave personale, me më shumë se 400 milionë cicërima në ditë, për dallim nga muaji paraprak që kishte 340 milionë sosh. Në një intervistë për medie, drejtori i Twitter Dick Costolo, tha se pjesa më e madhe e përdoruesve qasen nga pajisjet celulare, dhe janë shumë herë më aktivë se ata nga desktopi.

“Kjo mund të jetë për shkak se cicërimat përbëhen prej 140 karaktereve e që mund të përshtaten jashtëzakonisht mirë për celularët. Edhe pse tashmë kemi lansuar platformën e reklamave në Ueb, para dy javësh kemi pasur më shumë të ardhura nga reklamat nëpër pajisjet celulare sesa nga ato jo-celulare,” deklaroi Costolo.

Ai ishte paksa më i disponueshëm për të dhënat që kompania grumbullon, pasi sipas tij, puna ndonjëhere bëhet aq intenzive sa duhet të futesh vet për të parë gjërat. Ai diskutoi gjithashtu se si Twitter është i fokusuar për të thjeshtësuar gjërat si dhe ndërfaqen për marrëdhënie me përdoruesit.

Në deklaratat e mëhershme, Costolo ka thënë se nuk po i kushton shumë vëmendje IPO-s. “Unë thjesht nuk shqetësohem për gjëra të tilla…nëqoftëse, prisni derisa biznesi dhe rezulatet e tij të flasin vet, mund të bëhesh kompani publike sipas kushteve tua,” tha ai.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni