TVP: NGA MALET E KARADAKUT PUNIMET E SKULPTORIT TË NJOHUR NË KALABRI, HEVZIUT JOSHEN PUBLIKUN ITALIAN

Në këtë ceremoni solemne prezantuan kalabrezë nga vende të ndryshme të Italisë, kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Itali dhe artist. Mysafir të ftuar ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Presheva dhe ekipi I Radiotelevizionit Presheva.

Preshevë, 28 mars / AIk-Preswheva Jone &TVP

Javën që lamë pas në Kalabri të Italisë u bë promovimi i veprës artistike punuar në hekur Bota Bujqësore punuar nga skulptori preshevarë, Hevzi Nuhiu. Shpalosjen e veprës artistike të mjeshtrit Nuhiu e bënë koordinatori I regjionit të Kalabrisë dhe drejtori I Galerisë së Arteve në Prishtinë, Faredin Spahiu. Në këtë ceremoni solemne prezantuan kalabrezë nga vende të ndryshme të Italisë, kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Itali dhe artist. Mysafir të ftuar ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal nga Presheva dhe ekipi I Radiotelevizionit Presheva. Punën që ka realizuar skulptori Hevzi Nuhiu e kanë përshëndetur të gjithë të pranishmit duke potencuar se me veprat e tija ai ka zbukuruar Kalabrinë me theks të veçant qytezën ku ai jeton dhe vepron Shën Mitrin.

Skulptroi Nuhiu përmes veprës Bota bujqësore ka provuar një eksperiencë të re punimi në hekur për dalim me ato të mëparshmen që janë punuar në gurë e dru. Ai në këtë vepër arstistike ka prezantuar veglat e punës me të cilat kanë punuar kalabrezët si dhe vuajtjet e arbëreshëve të Italisë. Në mbrëmjen solemne është bërë edhe përurimi I muzeut etnografik në Shën Mitër I pajisur me vegla pune tradicionale, kostume burra dhe grash dhe pajisje amvisërish. Kalabrezet kishin përgatitur edhe një tryezë të begatshme me ushqime dhe pije tradicionale të vendbanimeve arbëreshe në Itali.

KUSH ESHTE HEVZI NUHIU ?

Hevzi Nuhiu ka lindur më 24 shkurt të vitit 1956 në Carevajkë të Preshevės, Malet e Karadakut, është skulptorë shqiptar. Hevzi Nuhiu shkollën fillore e kreu në vendlindje , gjimnazin në Preshëvë ndërsa përfundoi studimet e tij në gjuhën shqipe dhe Letërsi në Akademinë e Shkupit. Që nga 1983 jeton dhe vepron në Shën Mitër Korona ( San Dometrio Corone), rreth 500 km larg qytetit të Kozencës, krahinë ku sot prania e ngulimeve arbëresge është më e madhja në Itali. Është përshtëur nëmjedisin ku ende flitet arbrishtja dhe gjallojnë rite të ndryshme, që arbreshët morën nga atdheu i tyre, Arbëria e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni