Gjermania denoncoi ashpër sot ndalimin e bërë ndaj disa deputetëve të saj në një bazë në Turqi, ku janë dislokuar ushtarakë gjermanë dhe po studion mundësinë e tërheqjes së trupave.

 

”Për qeverinë është e papranueshme”, deklaroi Martin Schäfer, zëdhënës i diplomacisë gjermane, ndërsa disa deputetë do të zhvillonin këtë javë një vizitë në një bazë në Incirlik, në shërbim të operacioneve të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

 

”Gjermani po studion zona alternative për akomodimin e 270 ushtarëve gjermanë të dislokuar aktualisht në Turqi”, theksoi gjatë një konference shtypi zëdhënësi i kancelares gjermane,  Steffen Seibert.

 

Berlini dhe Ankaraja prej një viti i kanë ashpërsuar ndjeshëm tonet dhe krizat diplomatike, Turqia akuzon rregullisht Gjermaninë për ndërhyrje apo mbështetje të grupeve kundërshtare të presidentit  Recep Tayyip Erdogan

 

SHPËRNDAJE