Turqia kërkon ndihmën e Iranit kundër rebelëve kurdë

Turqia po kërkon ndihmën e Iranit në luftën kundër rebelëve kurdë, derisa mijëra trupa turke po zhvillojnë një ofenzivë ajrore dhe tokësore kundër militantëve në Irakun verior.

http://www.botasot.info/img/turkey-2.jpgMinistri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, sot ka takuar homologun e tij iranian, Ali Akbar Salehi, në Ankara për të dikutuar për një bashkëpunim më të thellë kundër rebelëve separatist.

Që nga e mërkura, rreth 10,000 ushtarë turq, janë vënë në ndjekje të rebelëve pasi që ata kanë vrarë 24 trupa turke, në një sulm që konsiderohet më i vdekshmi në Turqi që nga viti 1990.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni