Turqi: 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, pas shpërthimit të bombës

Tetë vetë kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në një makinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gaziadep, në jugperëndim të Turqisë.

Mekanizmi shpërthyes ishte vendosur në një makinë, ndërsa shpërthimi u bë me telekomandë. Makina ishte parkuar pranë një rajoni policie dhe pas shpërthimit morën flakë edhe makina të tjera, të parkuara pranë saj, si edhe një autobus.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni