Jezëk të koftë President!

By Erblina Tahiraj

Studentja e Universitetit të Prishtinës, Erblina Tahiraj në një shkrim personal, ka kritikuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ajo ka thënë se ai nuk na përfaqëson si President, nuk e sheh popullin të barabartë me të, nuk e respekton askënd, e quan tradhëtar dhe nënçmues.

Shkrimi i plotë:

Për Presidentin!

Sot unë do të shkruaj ty si një femër aktive në fushën e politikes.

Do të shkruaj si një studente dhe si një e re e vendit tënd.

Turp të qoftë President!

Kurrë nuk u mësove t’a shohësh popullin tënd të barabartë me ty!

Kurrë nuk u mësove të na trajtosh si njerëz!

Si në debate politike, ashtu edhe në takime të tjera mund të them se nuk respekton asgjë dhe askënd.

Ti je shumë sundues. Nuk e di se çfarë vepre heroike ke bërë, sa t’a shohësh veten mbi njerëzimin.

Turp të qoftë President!

Ti që përsërit me mijëra herë se Kosova është vend demokratik dhe i pari nuk mund t’a respektosh fjalën e një femre të shtetit tënd!

Ti që me tradhëti ke arritur këtu ku je!

Ti që nënçmon gazetarët!

Ti që e sheh veten mbi të tjerët!

Ti që në një botë ku do vareshim nga personaliteti yt, do varfërohej njerëzimi.

Ty President, turp të qoftë çdo votë e çdo studenti që u bë viktimë e mashtrimeve tua nëpër fushata.

Ti që dëshmove se nuk je Presidenti im dhe nuk do mund të më përfaqësosh!

Këto fjalë shkojnë për ty. Për njeriun të cilin nuk jemi studentë të fuqishëm nëse nuk e largojmë nga çdo pozitë shtetërore pa dhunë, pa sigurime. Por me argumente dhe dije.

Ty që na turpërove, ty që shndërrove Kosovën në një shtëpizë të varfër, ndërsa pasurinë tënde në të panumrueshme, në shifra që shumë qytetarë as nuk mund t’i imagjinojnë, në shifra që nuk besoj që di t’i lexosh.

Aman president, mbi gjitha këto padrejtësi që na i bëre, kursehu kur të vije fjala për Tokat e Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni