Policia arreston 50 vjeçarin Xhemal Abazin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Tropojës, ndërsa burri ka vrarë me armë zjarri gruan. Sipas policisë lokale krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Luzhë, dhe autori i krimit është 50 vjeçari Xhemal Abazi nga fshati Luzh i Tropojës, i cili i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, Naime Abazi 41 vjeçe. Nga ana e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa pas ngjarjes Xhemal Abazi është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar se e ka vrarë të shoqen pasi kjo e fundit e kishte kundërshtuar disa herë.

SHPËRNDAJE