Ronaldo nuk është i trishtuari i vetëm i Primera Division. Një tjetër yll në La Liga duket se është lënë në hije, dhe ai është Cesc Fabregas. Mesfushori i lënë në harresë nga trajneri Tito Vilanova ka shprehur pakënaqësinë e tij për Radio Marca për aktivizimin e pakët dhe qëndrimin në stol dhe pse e ka bërë në mënyrë më të moderuar se Cristiano Ronaldo:

“Në futboll nuk ka zëvendësues të mirë. Askush që qëndron në stol nuk mund të quhet një zëvendësues i madh. Të gjithë i pëlqejnë të luajnë, sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo nuk do të thotë se jam mendjemadh apo se dua të bëj polemika. Kam marrëdhënie të mirë si me trajnerin gjithashtu dhe me shokët vetëm se më vjen keq që nuk luaj. Në stërvitje shkoj i pari dhe largohem i fundit”.

Fabregas, i cili u aktivizua në ndeshjen e fundit me Valencian shtoi se shpreson që në të ardhmen të ketë sa më shumë mundësi në dispozicion për të dhënë kontributin e tij për Barcelonën:

“Trajneri i di aftësitë e mia, gjithashtu e di që unë mund të luajë në tre pozicione të ndryshme. Kam ardhur te Barcelona për të qëndruar deri në fund të karrierës sime ndaj dhe dëshiroj te jam më të mirën për katalanasit”.–

SHPËRNDAJE