shiiiPamje nga zhvillimi i puneve ne rinovimin e shkollës në Debellde

Me qëllim që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve sa më të mira dhe për një proces sa më cilësor mësimor, tri maturante të Gjimnazit “Sisimondi” të Gjenevës, përmes shoqatës së tyre sociale, kanë vendosur që të kontribuojnë për të investuar në renovimin e një shkolle në komunën e Vitisë.

tefffMaturantet Besarta Hyseni nga Begunca e Vitisë, Tevide Maliqi nga Presheva dhe Blerta Suka nga Theranda, të cilat kohë më parë kishin bërë  një projekt-plan, nëpërmjet të cilit synohet realizimi i mjeteve të nevojshme për rinovimin e ndonjërës prej shkollave të dëmtuara në Kosovë.

Pas konsultave dhe kontakteve të drejtpërdrejta me nxënës dhe qytetarë të komunave të ndryshme të Kosovës ato më në fund, kanë vendosur që dora e ndihmës t’u shtrihet nxënësve të shkollës fillore “Ndre Mjeda” të fshatit Debelldeh të komunës së Vitisë, i cili fshat si pasojë e migrimeve dhe lëvizjeve të imponuara të popullatës ka mbetur pasiv dhe i pa perspektivë.

Drejtori i Arsimit në Viti Qahil Sinani, ka njoftuar se përmes këtij donacioni, do të bëhet renovimi I brendshëm dhe i jashtëm i objektit të shkollës, rregullimin e ngrohjes,fushës së futbollit, një këndë të lojërave për fëmijë, si dhe rrethojën e shkollës. Sinani ka falënderuar përfaqësueset e kësaj shoqate për këtë kontribut dhe gatishmërinë për mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve nëpër shkolla.shpioo

SHPËRNDAJE