TRI FORCAT KRYESORE NË KOSOVË KOKË MË KOKË NË KERKIM TË PRESIDENTIT- PACOLLI N'OFANZIVË, NË VIJËN E PARË

PDK-ja Hashim Thacit ende ende nuk i ka garantuar  mbështetje Behxhet Pacollit për tu rikandiduar për postin e kreut të shtetit, ndërsa partia e tij edhe pse ka gati nënshkrimet për rikandidimin e Pacollit, ka “kërcënuar” PDK-në e Hashim Thaçit me dalje nga koalicioni në rast se ky i fundit nuk ia garanton Pacollit votat për tu bërë president.

Ndërsa opozita vazhdon të qëndrojë e pa lëkundur nga qëndrimet e saja duke mos mbështetur Pacollin për president, dhe duke deklaruar se do të veprojnë njëjtë si në seancën e 22 shkurtit duke lëshuar sallën.

Por burimet tona të sigurta bëjnë të ditur se gjatë ditës është mbajtur një takim në mes të ambasadorit amerikan Kristofer Dell dhe liderëve Thaçi e Pacolli.

Por as ky takim nuk ka sjell ndonjë rezultat as pajtim mes partnerëve të koalicionit. Mësohet se ambasadori Dell ka këshilluar Thaçin e Pacollin t’i bindin partitë opozitare të qëndrojnë në seancë në momentin e votimit, ndërsa Pacollit sipas burimeve tona mësohet se nuk i është kërkuar të heq dorë nga pretendimet e tij për postin e presidentit të vendit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni