Trajneri i Francës publikon listën e futbollistëve kundër Shqipërisë

Trajneri I Francës, Loren Blank, ka bërë publike listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy eliminatoret e fundit, ato që do të luhen në muajin tetor ndaj Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Rikthimi më I bujshëm është ai I Bafetemi Gomis, që mungonte prej dy vitesh në kombëtare. Blank e ka vlerësuar 26-vje]arin për faktin që ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Gomis ka luajtur për here të fundit me francën në eliminatoen e Kupës së Botës ndaj Austrisë dhe gjithashtu si ka shënuar dy gola në Champions. Gomis merr vendin e Horout të dëmtuar, ndërsa blank ka grumbulluar Alu Diarran dhe Florent Maludan edhe pse nuk janë titullar në skuadrat e tyre. Mekses I Milanit dhe Ben Arfa I Njukasëllit janë të dëmtuar. Franca kryeson Grupin D me një pike më shumë se Bosnja, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

“Gjelat” presidentin Shqipërinë më 7 tetor dhe Bosnjen, katër ditë më vonë. Vetëm skuadra e pare e grupit kualifikohet për në europianin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni