Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ në numrin e sotëm shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni – Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura.

”Fokus” ka kontaktuar ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov, i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës. ”Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë”, ka thënë për gazetën Trajanov.

SHPËRNDAJE