Patrick Pulh përgjegjës për media i policisë së kantonit të Gjenevës i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” pak pas ngjerjes në Vernier se sikur autori (31) i krimit dhe viktima janë zvicerenë (por me origjinë nga Kosova, dmth. të natyralizuar)

 

Gjenevë, 28 janar/ AIK-Presheva Jone

Sot në (10:30) në orët e para të mengjesit, banorët e Vernier (Gjenevë) janë tronditur nga një ngjarje tragjike ku një kosovar (31) ka vrarë babain e gruas së tij, ne fakt ish-vjehrrin e tij. Dorasi, i cili kishte ardhur ta merrte vajzen  e vetë dy vjecare për uikend në Vernier dhe pas  fjaloshe me ish-vjehrrin para banesës fjla-fjalës ngriten tonet, nxehet gjaku dhe lind konflikti aty për aty, ku ish-dhëndrri e gjuan pa një, pa dy me revole mbi ish-vjehrrin e tij (babgjyshin). Patrick Pulh, përgjegjës për media i policisë së kantonit të Gjenevës i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” pak pas ngjarjes në Vernier se sikur autori (31) i krimit dhe viktima janë zvicerenë (por me origjinë nga Kosova, dmth. të natyralizuar)

Pas krismave, policia e Gjenevës është alarmuar dhe ka arritur një patrujë policore bashkë me ndihmen e shpejtë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vrasësi është arrestuar përballë  banesës. Pavarësisht nga shpejtësia e ndihmës së parë dhe policisë për intervenim, gjithcka ishte vonë.. ai kishte ndërruar jetë. Një hetim u hap dhe caktuar inspektorët vrasje. Inspektorët Brigadës së mjekësisë-ligjore kanë kryer hetuesi  në të ndryshme të inspektimeve, hetimeve dhe anketat dhe provat e gjurmëve se si ka ardhur deri tek kjo tragjedi. Rasti është hapur nga Prokurori Publik. Sipas policisë kjo është vrasja e parë në Gjenevë për vitin 2012.

SHPËRNDAJE