Tragjedi e rëndë në Tetovë: Babai mbyt djalin pastaj veten!

largea_varje-5231406988769(E plotësuar) – Sot në orët e paradites në Tetovë ka ndodhur një tragjedi e rëndë familjare. Një mjek i njohur i Tetovës, i cili kishte qenë në pension të parakohshëm, për shkaqe shëndetsore, ka mbytyr me litar djalin e tij 27 vjeçar me të meta mendore, pastaj ka varë veten e tij. Policia është në vendngjarje, dhe do të del me deklaratë zyrtare se në të vërtetë si ka ardhur deri tek kjo tragjedi. Burimet jozyrtare të portalit Shqipmedia, thonë se mjeku 55 vjeçar vitet e fundit ka përjetuar rëndë sëmundjen mendore të të birit, sa që është sëmure edhe vet dhe kjo ka bërë, që ai të del në pension të parakohshëm dhe sot të ndërmarë këtë akt tragjik.

Tetovë, varen babë e birë

Sot rreth orës 13:00 janë gjetur dy trupa të meshkujve të varur në tavanin e një shtëpie e cila gjendet në rrugën Predrag Jançevski.

Sipas informacioneve të fundit dy trupat e varur janë babë e birë. Babai me iniciale A.E është i vitit 1956 dhe ka punuar mjek në spitalin Klinik të Tetovës , ndërsa i biri V.E i lindur më 1985.

Në vendin e ngjarjes gjendet prokurori publik dhe policia ndërsa shkaqet ende janë të panjohura.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni