Meshkujt tradhëtojnë pasi kjo është e shkruar në gjenetikën e tyre.

Ky ishte përfundimi i një studimi kontradiktor të publikuar nga sociologu Eric Anderson, i Universitetit të Uirçesterit në Angli.

“Tradhëtia është një normë, jo një përjashtim prej saj. Gjithmonë e më shumë njerëz janë duke pranuar pasjen e idhjeve të hapura pikërisht për këtë arsye, për të patur marrëdhënie seksuale me më shumë se një partner”, shkruan sociologu në studimin e tij.

Anderson testoi 120 meshkuj të diplomuar përpara publikimit të studimit, hetero dhe homoseksualë, duke nxjerrë përfundimin se 78% e tyre kishin tradhëtuar të paktën një herë partneren edhe atëherë kur ishin të dashuruar.

“Krijimi dhe rritja e një familjeje është një faktor emocional dhe jo seksual. Kjo do të thotë se meshkujt mund të jenë prindër shumë të mirë, por jo partnerë besnikë. Rregullat që eliminojnë monogaminë kanë krijuar një lloj kriminalizimi të një aspekti natyror gjenetik dhe mendor tek meshkujt”, shkruan më tej në studimin e tij sociologu.

“Dëshirat tona fizike nuk vdesin, thjesht fshihen ose ndërrojnë formë nga një partner tek tjetri. Një marrëdhënie e vërtetë nis atëherë kur vdes seksi. Ndryshe, do të jetë seksi udhëheqësi i mendimeve të vërteta. Megjithatë, tradhëtia, pavarësisht se si dënohet, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ndienjat pasi ato janë dy sfera të ndryshme”.

Në artikullin e tij, Anderson shkon më tej, duke kritikuar normat e shoqërisë moderne, të cilat sipas tij, janë tepër shtrënguese dhe kanë vendosur një standart të pamundur realizimi nga meshkujt.

Pavarësisht punimit të sociologut, ekzistojnë studime të mëparshme që e kundërshtojnë këtë version. Sipas njërit prej tyre, tradhëtia llogaritet në një në dy persona, ndërsa diferenca midis meshkujve dhe femrave nuk është e dukshme.

SHPËRNDAJE