Totti, në fushë deri 40-vjeç

Totti ka nisur një sezon fantastik deri në këto momente pasi ka dhënë prova se ndodhet në një formë shumë të mire, dhe është normale që futbollisti mendon dhe për një rinovim të kontratës.

Kapiteni i Romës ka hedhur firmën deri në vitin 2014 dhe 36-vjecari dëshiron të luajë të paktën deri 40-vjec. Ashtu sic bën të ditur Gazzetta dello Sport, një zgjatje e kontratës së tij do të ishte dicka për t’u marrë në konsideratë, pasi Totti duket i destinuar të jetë protagonist me fanelën e Romës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni