Sulmuesi i Çelsit, spanjolli Fernando Torres, ka thënë se nuk mërzitet për çmimin prej 50 milionë euro sa kanë paguar “blutë” e Londrës për transferimin e tij nga Liverpuli.

http://www.botasot.info/img/Fernando+Torres.jpgAi thotë se nuk ka mundur të hedhë poshtë ofertën e skuadrës së Çelsit.

“E vetmja gjë që e di është fakti se oferta që më ofroi Çelsi nuk ka mundur të hedhet poshtë. Gjëja më e rëndësishme është besimi që kanë drejtuesit e klubit tek unë”, ka thënë Torres.

“Liverpuli ishte duke shkuar në një rruge të çuditshme. Largimi i Savi Alonso ishte një mesazh i qartë se diçka po ndodhte. Ambiciet e mia janë që të përmirësohem ende. Çelsi mund të më ofrojë atë që dëshiron çdo futbollist, trofetë”, ka shtuar ai.

SHPËRNDAJE