Partia për Ardhmëri Evropiane (PAE) e Fijat Canoskit ka parashtruar kërkesë deri tek kreu i Parlamentit për interpretim autentik të nenit 64 nga Kodi Zgjedhor ku në deklaratat e tyre deputetët e kësaj partie janë deklaruar si torbeshë. Me këtë rast nga kjo parti kërkojnë që torbeshët të futen në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë dhe me këtë të njihen si bashkësi e veçantë etnike në Maqedoni.

“Para se të bëhemi deputetë ne nënshkruam deklaratë dhe u deklaruam se i takojmë bashkësisë etnike të torbeshëve. Deklaratat tona janë pranuar dhe mandatet tona janë verifikuar. Por, në tempullin më të madh të demokracisë, neve, tre deputetëve të deklaruar si torbeshë na shkurtohet e drejta kushtetuese të votojmë me Badenter. Sqarimi apo arsyetimi është se nuk jemi kategori kushtetuese, nuk jemi në Preambulën e Kushtetutës me emër me emër dhe mbiemër si bashkësitë tjera etnike”, ka deklaruar koordinatori i Grupit parlamentar të PAE-s, Rejhan Durmishi.

Ai thotë se jo vetëm torbeshët por në Preambulën e Kushtetutës janë edhe të gjitha bashkësitë tjera etnike të papërmendura të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë, për shkak se në Preambulë janë numëruar vetëm bashkësitë më të mëdha etnike në Republikën e Maqedonisë.

SHPËRNDAJE