Kryetari i parlamentit të Maqedonisë është takuar me presidentin Topi.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë vazhdimisht janë duke shënuar trend të rritjes që është në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit”, tha kryetari i parlamentit të Maqedonisë Trajko Velanovski në takimin me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Ndërkaq, nga ana tjetër presidenti Topi kishte thënë se Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s. Në lidhje me ngjarjet tragjike presidenti i Shqipërisë tha se tani nuk guxon që disa grupe radikale të margjinalizuara t’i dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet dy etnive.

“Maqedonia dhe të gjithë qytetarët e saj e meritojnë të jetojnë në paqe dhe harmoni, pasi kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj por për të gjithë rajonin”, tha Topi.

SHPËRNDAJE