Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri

 – Ne mblidhemi sot në ditën ku heroi ynë kombëtar mbylli sytë. Kombet prijësit e tyre iu detyrohen për shumçka, ndërsa shqiptarët i detyrohen Skënderbeut ekzistencën e tyre, frymëzimin për dinjitet dhe të ardhme”. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në ceremoninë solemne të organizuar në sallën e Kuvendit me rastin e çeljes aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas kryeministrit Berisha, shqiptarët arritën deri në këtë ditë pasi qëndruan sëbashku ndërsa ka shtuar se shpirti i pandarë i një kombi është liria e tij. “Ne jemi mbledhur në këtë seancë si përfaqësues të të gjtiha trevave shqiptare, ku kryefjala e një shekulli për shqiptarët ka qënë paavrësia dhe këtë ia detyrojmë faktit se ne në çdo kohë qëndruam së bashku, thellë në shpirtin dh zemrën aspiratën e shqiptarëve qëndrom parimi një komb një qëndrim” ka theksuar Berisha. “Ne vijmë të lirë në këtë sallë. Për shqiptarët liria nuk ka çmim, ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të qenë të lirë e të denjë në shtëpitë e tyre. Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftrave të shqiptarëve, kryengritjeve gjigande në Kosovë e treva të tjera” ka shtuar më tej Berisha.

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri Festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë çelen sot nga një ceremoni solemne që është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe deputetë shqiptare, anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi si dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë. Fjalën e hapjes e ka mbajtur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka theksuar se sot shqiptarët kudo që janë kujtojnë dhe kremtojnë në liri ditëlindjen e kombit. Kryeparlamentarja Topalli pasi ka lexuar emrat e plotë të atyre të cilët nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1912 theksoi se shqiptarët i nderojnë me respekt të gjithë firmëtarët e saj. Sipas saj përpjekjet e shqiptarëve ishin të shumta për të arritur të pavarësia e vendit. Në kuadër të nisjes se atmosferes festive, jashtë ambjenteve të Kuvendit është zhvilluar edhe një koncert me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore. Seancë e posaçme për 100 vjetorin e Pavarësisë Zhvillohet sot një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, përmes së cilës do të hapet dhe kalendari i veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Sot mbushen plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së vendit. Në këtë seancë të veçantë do të jetë i pranishëm, kryeministri, Sali Berisha, i cili pritet të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse në një ditë të tillë. Gjithashtu do të jenë të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë edhe anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi. Ndërkohë, jashtë ambjenteve të Kuvendit do të performojnë me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni