Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban, u kerkoi autoriteteve me te larta libaneze njohjen e pavaresise se Kosoves.

Ky eshte dhe qellimi kryesor i kryeparlamentares ne Liban, e cila, ne diten e dyte te qendrimit ne Bejrut, u takua me kryeministrin, Najib Mikati. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Kosova eshte nje rast unik dhe se Shqiperia perkrah tezen e mosndryshimit te kufijve ne Ballkan.

Deri tani, Kosovën e kanë njohur 87 vende dhe zonja Topalli shprehu opinionin e Tiranes zyrtare se njohja e Kosoves nga Libani do te ishte nje kontribut shumë i rëndësishëm qe vjen nga nje vend i Lindjes se Mesme. Kete kerkese kryeparlamentarja shqiptare e mbrojti edhe gjate takimeve me presidentin e Libanit, Mishel Slejman, si dhe me homologun e saj Namih Berri.

Sipas zonjes Topalli tani eshte koha qe Libani te behet vendi i 88-te qe njeh pavaresine e Kosoves, ashtu sic kane bere vende te tjera te Liges Arabe apo Gjirik Persik. Gjate qendrimit ne Bejrut eshte rene dakort qe firmosen te gjitha marreveshjet e nevojshme per konsolidimin e marredhenieve ekonomike mes dy vendeve. Kryeministri libanez ka konfirmuar se se shpejti do te vizitoje Tiranen se bashku me nje grup investitoresh dhe do te firmose me kryeministrin Berisha disa marreveshje qe do te krijojne lehtesi per investitoret libaneze ne Shqiperi.(TCH)

SHPËRNDAJE