Toma pi ujë me kërkesë të Kishës

 

Udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës në Serbi, Tomislav Nikoliq, i cili nga e diela është në grevë urie, ka filluar të pijë ujë.

Nikoliq e filloi grevën e urisë një ditë pas protestës së opozitës ku u kërkuan zgjedhjet e parakohshme. Kjo është dhe kërkesa kryesore e Nikoliqit.

Kreu i Partisë së Progresit filloi të marrë lëngje pas apelit të bërë nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, por ende nuk pranon marrjen e ushqimeve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni