Tiranë – Zjarr në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare. Digjen libra

Një zjarr përfshiu Bibliotikën Kombëtare në katet e nëndheshme të saj paraditen e sotme. Shërbimit zjarrfikës iu desh më shumë se 1 orë e 30 minuta të izolonte flakët ndërsa një efektiv i sigurisë shfaqi probleme me frymëmarrjen për shkak të asfiksisë. Drejtorja e biblotekës Kombëtare Persida Asllani tha se nuk janë djegur botimet e rralla, por dëme jo të konsiderueshme ka në botimet e pas viteve ’90.

 

Kati i tretë i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare u bë vatër për shpërthimin e flakëve paraditen e 15 marsit 2017

Drejtori i  Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për gazetaren Ora News Manjola Hasa deklaroi se zjarri u arrit të izolohej por pranoi dhe se ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak dhe të vendit ku kishin shpërthyer flakët.

Drejtori tha se më vonë do përcaktohej shkaku por dhe dëmet që ishin shkaktuar ndërsa  Zv/ ministri i Kulturës Zef Çuni Kombëtare në një prononcim për median deklaroi se nuk ishin dëmtuar vepra të vyera.

Dyshohet se ka qenë shkak një shkëndijë elektrike.  Flitet për dy persona që kanë pasur probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak të tymit një punonjëse e bibliotekës dhe tjetri zjarrfikës.

Zjarri ra në ambientet e Bibliotekës Kombëtare  rreth orës 11:00 dhe zjarrfikësve iu desht të thyenin xhamat e dritareve për të ndihmuar që tymi të dilte jashtë dhe të stabilizohej sa më shpejt situata.

Ora News ndoqi live nga vendi i ngjarjes me video dhe foto . Solli pamje dhe nga katet e nëndheshme të bibliotekës ku dukeshin ende nën pushtetin e tymit.

Ora 13:30  Nuk eshte prekur arkiva e rrallë 

Drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani deklaroi se nuk është prekur arkiva e rrallë. Relativisht janë fondi i librave pas viteve 1990, tha Asllani por rezervoi të fliste kontrektisht për shkaqet dhe dëmet deri në konkluzionet e ekspertëve. Në një prononcim për median falenderoi zjarrfikëset dhe konfirmoi se kishte funksionuar sistemi i alarmit.

Ora 12: 50: Zjarri ra në katin e tretë të nëndheshëm

Në një intervistë për Ora News nga vendi i ngjarjes drejtori i Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj thotë se zjarri ka rënë në katin e tretë të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare.

Tashmë flakët janë izoluar dhe më vonë do të përcaktohet shkaku i zjarrit pasi momentalisht tymi nuk lejon të kuptohet. Për gazetaren e Ora News Manjola Hasa, Goxhaj tha se mendonte se dëmi nuk ishte i madh por më vonë do të jepej dhe një informacion i saktë

 

Ora News sjell pamje nga njëri prej kateve të nëndheshme të bibliotekës ku duket ende prania e tymit mes rafteve me libra

 

Ora 12: 10  Zv/ ministri i Kulturës  Zef Çuni deklaron se jane demtuar  libra rus

Zv/ ministri i Kulturës Zef Çuni deklaron:  Kemi hartuar edhe projektin e rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare, e cila do të ketë një sistem alarmi shumë më të përsosur sesa ky që kemi. Flaket janë shuar. Ka ndodhur nga sistemi elektrik. Nuk janë dëmtuar dokumenta me vlerë, vetëm disa libra të periudhës rusë, mesa thonë specialistët e bibliotekës.  Nuk ka dëme të mëdha sepse është shuar menjëherë nga zjarrfikëset sepse sistemi i alarmit ka funksionuar menjëherë dhe nuk ka dëm shumë të madh.

Pamjet brenda bibliotekes

Gazetarja e Ora News Manjola Hasa siguroi një video nga ambientet e sallës së leximit në biblioketën kombëtare ku ka tym dhe disa zjarrfikës po konsultohen për të ndërhyrë (Ora 11: 40 Shikoni videon lart) 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni