Mbahet sot në Tiranë për herë të parë konferenca ndërqeveritare e nivelit të lartë për reformën “Një OKB”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë 40 vende nga e gjithë bota.

Punimet e konferencës do të përshëndeten nga kryeministri Sali Berisha dhe ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së.

Synimi i organizimit të konferencës është të përmirësojë efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga nisma“Një OKB”.

SHPËRNDAJE