Policia: Viktima i kishte borxh autorit

Policia e kryeqytetit ka zbardhur vrasjen e ndodhur mbrëmë në një pikë bastesh tek Kodra e Prifit në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thanë se shtetasi Artan Këllezi është vrarë me armë nga Stiljan Korabi për shkak të një borxhi.

Policia tha se nbrëmë pas krimit, nga Strukturat e hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, bënë të mundur kapjen në një kohë tepër të shpejtë të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Artan Rifat Këllezi, 34 vjec, ngjarje e ndodhur mbrëmë në afërsi të rrugës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Kmisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.

Falë një pune të menjëhershme të strukturave të policisë në një kohë tepër të shpjetë, u arrit identifikimi dhe kapja autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasit Stilijan Kosta Korabi, 35 vjec, banues në Tiranë, ku ndaj tij u mor masa e menjëhershme e arrestit të në flagrancë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në ambjetetet e një lokali Lloto- bet, ku pas një grindje për shkak se viktima i kishte një borxh të pashlyer autorit, ku ky i fundit pasi kanë debatuar e ka goditur disa herë me armë të ftohtë kaçavidë, 34 vjeçarin Artan Këllezi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndaj shtetasit Stiljan Korabi, po merret masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “Vrasjes me dashje”. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e ftohtë e llojit thikë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme. Neni 76 i KP.

SHPËRNDAJE