TIRANË: Ministri Arsimit Myqerem Tafaj ka pritur përfaqësues të Luginës së Preshevës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafajsot nëkabinetin e tij në Tiranë  ka pritur në një takim pune një delgacion nga Lugina e Preshevës, deputetin Riza Halimi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Galip Beqiri., njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Tiranë, 15 qershor

Kabineti i Mnistrisë së Arsimit shqiptarë ka njoftura agjencinë informative kobmëtare “Presheva Jonë” se nga takimi i sotëm i minsitrit  Tafaj me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës u diskutua kyreisht rreth vijimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kryesisht mbi kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2012-2013 për Luginën e Preshevës, tekstet mësimore të arsimit parauniversitar si dhe mbi trajnimin e mësuesve.
Kurse, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria shqiptare i ka dhënë dhe i jep Luginës së Preshevës në fushën e arsimit.

 

Z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH-së menjëherë pas takimit me ministrin shqiptar për  agjencinë informative “Presheva Jonë”  ka deklaruar se “kjo vizitë në Tiranë, rrespektivisht në ministrinë arsimit dhe drejtorinë ministrsë së punëve të jashtme ishte me qëllim të intensifimimit të marëdhënieve dhe bashkëpumimin me Preshevës dhe Tiranës.  Po ashtu u bisedua për Abetaren dhe gatshmërisë së ministrisë shqiptare të arsimit për të ndihmuar, furnizuar shkollarët tanë në Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë me tekste shkollore ashtu siq kishe premtuar shefi i dilomacisë dhe i arsimit shqiptar ditë më parë..”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni