Tiranë: Grindet me nënën, e mitura “ngushëllohet” një javë te 5 meshkuj

 

Mosmarrëveshjet me nënën e saj duket se kanë detyruar një 15-vjeçare të arratiset duke gjetur “ngushëllim” tek pesë meshkuj.

Protagoniste e kësaj ngjarje është 15-vjeçarja Kejsi D., e cila rezultonte e zhdukur prej një javë ndërsa policia ka mundur ta gjej atë vetëm pak orë më parë.

Ka qenë nëna e vajzës e cila është paraqitur një javë më parë në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, për të denoncuar zhdukjen e të bijës.

Nga policia mësohet se prindërit e 15-vjeçares ishin të ndarë dhe ajo jetonte vetëm me të ëmën.

Ndërkohë që në deklaratën e saj gruaja është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa pa lënë adresë dhe nuk ishte kthyer më.

Pas denoncimit forcat e komisariatit të policisë nr.2, nisën hetimet për të gjetur Kejsin. Kështu për mëse një javë kërkimesh policia mundi të zbulonte vendndodhjen e të miturës vetëm pak orë më parë.

Ajo u mor në pyetje në prani të psikologes në komisariat. Duke iu referuar dëshmisë së saj, policia u shpreh se e mitura ishte larguar me dëshirën e saj pas mosmarrëveshjeve që kishte me të ëmën.

“U grinda me mamanë dhe u largova nga shtëpia. Gjatë kësaj kohe kam qëndruar me të dashurin tim” mësohet të ketë deklaruar para oficerëve të policisë kriminale e mitura. Mirëpo policia ka dyshime se gjatë një javë vajza ka “bashkëjetuar” me 5 meshkujt, gjë e cila është në hetim e sipër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni