Fëmija i parë e këtij viti ka lindur vetëm dy minuta pasi ora kishte trokitur 12 në mesnatë, në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Fëmija i gjinisë mashkullore quhet Roan dhe peshon 3 kilogramë e 200 gramë. Lindja e tij i ka gëzuar shumë prindërit e rinj.

Ka qenë ky një moment tepër i lumtur edhe për babanë e djalit, i cili është shprehur se ishte shumë i emocionuar nga ardhja në jetë e Roanit.

Mjeku Arjan Shtylla tha se lindja shkoi mirë dhe nëna ishte në kushte shumë të mira, qoftë morale ashtu edhe psikologjike, duke patur edhe mbështetjen e bluzave të bardha.

Ndërsa në maternitetin Mbretëresha Geraldinë ka lindur një tjetër fëmijë, po ashtu i gjinisë mashkullore, të cilin prindërit kanë vendosur ta quajnë Aleks.

Fëmija ka ardhur në jetë në orën 12:15 minuta të datës 1 janar dhe peshon 3 kilogramë e 100 gramë. Lindja ka qenë natyrale dhe si fëmija ashtu edhe nëna gëzojnë shëndet të mirë.

 

Gazetaret ne Shqiperi jane shume me te logjikshem se tek ne. Ne mediat televizive, shkruanin se eshte bebja e pare aty (pra ne ate spital) e jo bebja e pare ne Shqiperi. Kurse tek ne ne Kosove me shume pompozitet japin lajmin per beben e pare ne Kosove, ne vend se te thone bebja e pare ne spitalin e Prishtines, sepse mund te kete lindur ndonje bebe tjeter ne ndonje spital tjeter te Kosoves. Plus, per beben ne Prishtine, thone se ka lindur para mesnates dhe ne vend se te jete bebe e fundit ne vitin 2011, pa merite ia ka marre primatin ndonje bebje tjeter qe vertet ka lindur ne vitin 2012. Si duket per te qene bebe e pare po vyjka me e korruptu dike.

SHPËRNDAJE