“Shqipëria është mjaft e interesuar  të zhvillohet  një hetim i plotë mbi këto akuza” , ka pohuar Kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke shtuar se ligji shpejti do të paraqitet edhe në Parlament, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

 

 

Gjenevë/Tiranë, 2 maj

 


 

Qeveria shqiptare sot ka miratuar  një projekt-ligj ku  autorizon një komision ndërkombëtar për të hetuar në territorin e saj një trafikimin e dyshuar të organeve, i cili u udhëhoq nga guerilet kosovar në vitet ’90 në Shqipëri. “Shqipëria është mjaft e interesuar  të zhvillohet  një hetim i plotë mbi këto akuza” , ka pohuar Kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke shtuar se ligji shpejti do të paraqitet edhe në Parlament, thuhet në njoftimin e gjencisë zvicerane ATS, raporton “Presheva Jonë”.

Siq dihet, një raport nga ana e parlamentarit zvicerna Dick Marty i inspiruar nga crala del ponte, të miratuar në janar të vitit 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nër Strasburg, përshkruan rreth trafikut të  pretenduar të organeve të kryera nga guerilët shqiptarë të Kosovës në territorin shqiptar gjatë konfliktit me forcat serbe (1998 -99). Këto organe, siq është th¨në në raport,  janë marrë nga të burgosurit, kryesisht serbë, të kapur në Kosovë dhe u transferuar në Shqipëri. “Organet janë shitur pastaj në tregun ndërkombëtar…” thuhet në njoftimin e gjencisë.

SHPËRNDAJE