http://www.botasot.info/img/zbukurimet_per_28_nentori.jpgDita e flamurit solli një atmosferë feste në të gjithë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Qindra mijëra qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve të tjera shqiptare, u bashkuan në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

Bashkia e Tiranës në përkujtim të 99 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare i kushtoi rëndësi të veçantë dekorit të qytetit dhe vendosjes së simboleve kombëtare në të gjithë akset e rëndësishëm të kryeqytetit.

Shkëlqimi i Tiranës në datën 28 nëntor, ftoi jo vetëm kryeqytetasit që të festonin por edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore si dhe diasporës. Statistikat e publikuara nga policia tregojnë se më datë 28 nëntor në Tiranë kanë ardhur 1536 qytetarë nga Kosova, 702 shqiptarë nga Maqedonia dhe 184 nga Mali i Zi.

Bashkia e Tiranës kishte organizuar aktivitete të larmishme për të gjithë grupmoshat duke i dhënë mundësi të gjithëve për të festuar ditën e pavarësisë në Tiranë.

Ditëlindja e shtetit shqiptar i bashkoi të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore dhe diasporës që të festonin denjësisht festën e flamurit kombëtar në Tiranë.

SHPËRNDAJE