Ish-liderja e opozitës në Ukrainë, Julia Timoshenko, ka ftuar popullin që të “kundërshtojnë”, zgjedhjet që do të zhvillohen në datën 28 tetor, për të shpëtuar nga “regjimi kriminal” i presidentit Viktor Yanukovich.

Në një video që zgjat dy minuta, e filmuar në spital, ku ish-kryeministrja e Ukrainës ndodhet e shtruar që nga muaji maj, ajo akuzon Yanukovich për krijimin e një shteti të korruptuar, për pasurimin e disa njerëzve të një grupi mafioz, raporton noa.al.

Timoshenko u dënua shtatë vjet nga rivali i saj politik për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të interesave shtetërore”.

Ajo u shtrua në spital pasi gjendja shëndetësore u përkeqësua pas grevës së urisë për shkak të keqtrajtimit të rojeve në burg.

SHPËRNDAJE