“Times”-Shkruan: Paddy Ashdoën, ish-përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtare në Bosnjë.

Maskara e njerëzve të pafajshëm në Siri është e tmerrshme, barbare, tronditëse, shtazarake – cilido term mund të përdoret. Siria sugjeron se Perëndimi nuk ka mësuar leksionin e Libisë.

Perëndimi do të duhej të mësonte nga Libia se rregullimi i gjërave nënkupton krijimin e koalicioneve përtej rrethit komod të klubit të Atlantikut.

Në vend që të qëndrojnë prapa dhe të lënë vendet arabe dhe fuqitë rajonale të udhëheqin thirrjet për aksion, udhëheqësit perëndimorë, nga Hillari Klinton e deri të presidenti i ri, Fransua Holland, nuk mund t’i rezistojnë zemërimit moral.

Në vend se ta bëjnë më të vështirë për Rusinë që të thotë “jo” në Këshillin e Sigurimit, ata e bëjnë edhe më të lehtë dhe anashkalojnë rolin që do të mund të luante Turqia si lider rajonal në koalicionin për aksion – të cilin Perëndimi mund ta mbështeste lehtë, ndërsa Rusia do ta kishte vështirë ta kundërshtonte.

Në botën e sotme, ndërhyrja duhet parë më pak si ngjarje dhe më shumë si proces – pikërisht si ai që ka çuar në sukseset e Aung San Su Kisë në Birmani.

Duke pasur parasysh nevojën e ndalimit të Rusisë nga përdorimi i vetos në Këshillin e Sigurimit, përse udhëheqësit perëndimor bërtasin nëpër megafona për ndryshimin e regjimit?! Dihet se Bashar al-Asadi është i vetmi mik që i ka mbetur Rusisë në Lindjen e Mesme.

Thirrjet për largimin e tij i ndihmojnë ata të fshihen pas pak rrobave që u kanë mbetur për të mbuluar dinjitetin e tyre – se kjo nuk është nxitur nga humanizmi, por nga imperializmi mbretëror.

Sigurisht, çdo person me arsye e di se Asadi duhet të shkojë. Duket pothuajse e sigurt se misioni i Ananit ka marrë fund. Andaj, Perëndimi duhet të bëjë një hap prapa dhe të lërë hapësirë për një koalicion rajonal, të udhëhequr ndoshta nga Turqia, që do të bënte thirrje për aksionin e Këshillit të Sigurimit.

Dhe, ajo që do të propozonte do të duhej të hartohej fillimisht jo rreth aksioneve politike, por atyre humanitare – duke hapur një korridor të sigurt në Turqi apo duke dërguar një mision ndihmash në qytetet e rrethuara, me miratimin e Këshillit të Sigurimit dhe të përbërë jo nga vendet perëndimore, por ato arabe dhe rajonale.

Veprimi që do të mund të sillte fundin e befasishëm të tiranisë, sikurse edhe në Bosnjë, është përtej nesh. Është procesi i udhëhequr nga rajoni dhe jo perëndimi që do të çonte atje.

E vërteta është se në ditët e sotme, qëllimet e mira të Perëndimit dhe shqetësimet e mëdha të tij nuk janë të mjaftueshme. Duhet qenë më të zgjuar. Të pafajshmit në Houla kanë paguar çmimin e bllokimit të OKB-së, e cila, po të luante ndryshe, ata nuk do të vriteshin.

SHPËRNDAJE