Të shohesh filma në mënyrë pasive, ka qenë dje. Në kinemanë e së ardhmes spektatori është pjesëmarrës aktiv i ngjarjes. Në timelab, në institutin Heinrich-Hertz në Berlin spektatori është pjesëmarrës aktiv i ngjarjes.
Pak minuta deri sa të fillojë. Në stadiumin e futbollit atmosfera është e ndezur. Tifozët rrinë ngjeshur njëri pranë tjetrit dhe brohorasin. Musikë e lartë nga bokse të panumërta, shumë poshtë në fushë dalin lojtarët e parë. Shikuesi ka përshtypjen, se po e sheh ndeshjen live.
„Këtu në timelab mund ta ndjekësh ndeshjen, sikur të jesh në stadium”, shpjegon inxhinieri Ralf Schäfer.
“Kjo do të thotë se ti sheh të gjithë fushën e lojës, sheh edhe spektatorët. I sheh madje spektatorët duke lëvizur dhe ke përshtypjen, se ndodhesh live në ndeshje në stadium.”
Ekrani gjysëmrrethor të krijon përshtypjen e realitetit
Nuk ka rëndësi se ku je në timelab: Toni dhe figura nga stadiumi i futbollit të rrethojnë. Ky përjetim live është i mundur, përmes një ekrani gjysëmrrethor, që e rrethon shikuesin. Për t’u pasqyruar në ekran, figura ndahet në disa shirita vertikalë. Një software i bashkon pastaj shiritat e vendosur pranë njëri-tjetrit, thotë punonjësi i institutit Fraunhofer Thomas Koch dhe lëviz tastierën e projektorit.
Das Timelab am Fraunhofer Heinrich-Hertz-Institut in Berlin

Tani mund të shohesh, se kur unë i ndez dhe i fik projektorët njëri pas tjetrit veç e veç, ndërmjet dy projektorëve të veçantë është gjithmonë një zonë mbivendosjeje, që fillimisht paraqitet shumë me dritë, por që llogaritet pastaj nga filtrat tanë. Pra në kohë reale për çdo piksel ne llogarisim një vlerë korrekture dhe duke u nisur prej saj llogaritet edhe zona e mbishtresimit.“
Në timelab krijohet një pamje pa prerje. Për të krijuar pamjet, është e nevojshme një teknikë e veçantë xhirimi. Në stadiumin e futbollit janë filmuar jo vetëm skenat e veçanta, por një kamera i ka xhiruar të gjitha për njëherë, pra vendet ku ulën tifozët dhe fushën, shpjegon erklärt shkencëtari Oliver Schreer.
Xhirime vetëm me kamera speciale
„Për të xhiruar këtë panorama ne në institutin Heinrich-Hertz kemi zhvilluar një kamera speciale, një të ashtuquajtur kamera omnidireksionale. Ajo bazohet në një sistem pasqyrash, ku gjashtë kamera të veçanta janë të montuara në atë mënyrë, saqë mund të fotografojnë një zonë shikimi prej180 gradësh. Këto imazhe të veçanta kombinohen pastaj në atë mënyrë, që ne të kemi një panoramë të plotë 180 gradëshe, pa prerje.“
Dhe kjo nuk funksionon vetëm për lojërat e futbollit, por edhe për filmat. Me qëllim që përjetimi i filmit të duket edhe më realist, ai plotësohet nga një sistem audio, që bën sintezën e fushës së valëve. Kjo mund të përjetohet në një spektakël mesjetar. Burrat e veshur si kalorës dhe ushtarë sulen me shtiza dhe mburoja në livadh.
Tingujt nga të gjitha anët
Topat gjëmojnë në largësi dëgjohen britma, në timelab vijnë zhurmat nga të gjitha drejtimet. Duket sikur je vetë në vendin e ngjarjes.
Kjo është e mundur, sepse secili nga të 128 altoparlantët në timelab dërgon tone dhe zhurma të tjera dhe ato krijojnë në dhomë një akustikë të përbashkët, thotë Thomas Koch.
„Së fundi për secilin prej këtyre altoparlantëve llogaritën për çdo sinjal në kohë reale amplituda dhe faza, pra koha dhe volumi, se kur luan ky altoparlant. Kjo do të thotë, bëhen përpjekje për të riprodhuar me altoparlantë një fushë kumbimi, siç ndodh në natyrë.”
Pra vizitori dëgjon, skur të ishte në lëndinë nën qiellin e hapur. Dhe kjo përshtypje dëgjimi simulohet në një situatë artificiale të timelabs. Toni dhe figura duhet të veprojnë së bashku, me qëllim që shikusi të ndjehet menjëherë në vendngjarje –megjithëse ai nuk është me të vertetë aty. Kjo mund të përjetohet në të ardhmen edhe në timelab on tour.
Ekranë të transportueshëm në të gjithë botën
„Këtë installacion, që kemi këtu, mund ta tregojmë vetëm në institutin Heinrich-Hertz këtu në Berlin. Por natyrisht ne duam, që këtë mesazh ta përhapim në të gjithë botën dhe prandaj kemi ndërtuar të njëjtën teknologji, që është edhe e transportueshme. Ne jemi në gjendje ta vendosim në vende të ndryshme.”
Disa koncerte, ndeshje futbolli dhe kërcime, që janë filmuar me omnicam mund të shihen tani me timelab. Madje edhe në shtepi mund të shfrytëzohej ky sistem, thonë studjuesit: Sepse në laboratore po punohet për krijimin e ekraneve fleksible. Ata mund të vendosen pastaj në murin e dhomës së ndjenjes dhe të përkulen si ekrani në timelab. (dw)

SHPËRNDAJE