Thirret 102-vjeçari për regjistrim në kopsht

Në Belgjikë ka ndodhur diçka e pazakontë. Një i moshuar 102-vjeçar ka marrë ftesa të cilat e lajmërojnë se mund të fillojë kopshtin brenda dy javëve. Adresa e shkruar në letrat dërguar belgut më të moshuar të zonës, Jozef Hermans, ishte në rregull ndërsa gabimi ishte tek viti i lindjes. Hermans kishte lindur më 1909, por jo në vitin 2009, transmeton Starti shkrimin e medieve belgjiane.

I moshuari 102-vjeçar, Jozef  Hermans, nuk u besoi syve kur mori letrat në të cilat shkruhej “Djali juaj do të mbushë 2,5 vjeç, prandaj mund të fillojë edukimin në kopshtin tonë duke filluar që nga 27 Shkurti”. Në fillim i moshuari  kishte menduar se letra ka ardhur në adresë të gabuar por kur e pa se adresa dhe emrat ishin në rregull e kuptoi se ekziston një keqkuptim.

Pasi lajmëroi vajzën e tij dhe ua sqaroi autoriteteve të shkollës moshën e tij 102-vjeçare, i moshuari shpëtoi nga shkuarja në kopsht.

“Nëse fëmija nuk ka ndonjë vëlla apo motër më të madhe të regjistruar në kopshte atëherë atij i dërgohen letra ftesë nga katër kopshtet e bashkisë. Fëmija i cili mbush moshën 2,5-vjeçare cilësohet menjëherë në bazë të regjistrimeve në gjendjen civile. Dhe siç duket data e lindjes së zotit Jozef Hermans është regjistruar 09. Megjithëse zotëria ka lindur në vitin 1909 dhe jo në 2009. Ne vetëm mund të buzëqeshim përballë këtij gabimi teknik” u shpreh ndihmës kryetari i baskisë, Lief Govaerts, duke pohuar se çdo fëmijë i cili mbush moshën 2,5 vjeç ka të drejtë të frekuentojë kopshtin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni