Thiago Motta tek PSG, Angelo Palombo tek Inter

Thiago Motta është një lojtar i Paris Saint Germain. Mesfushori italo-brazilian largohet nga Interi dhe do të luajë për tre vitet e ardhshme tek klubi francez pasi u arrit marrëveshja mes palëve në ditën e fundit të merkatos dimërore.Futbollisti do të përfitojë 2 milionë euro në sezon nga kontrata e tij. Tratativa për Thiago Motta-n është mbyllur për më pak se 24 orë.

Ende nuk është bërë e ditur shifra që ka marrë Interi nga shitja e mesfushorit qendror, por mediat italiane flasin për rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga ai, klubi zikaltër ka marrë me formulën e huazimit mesfushorin e Sampdoria, Angelo Palombo.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni