Thërret Presheva me lot ne sy
ku je motër Çamëri,
na harruan mu e Ty
me lëne motër nen Serbi!

Ku je o Adem Jashari
çohu e dil o trim nga varri,
pushka jote e dha Kushtrimin
te gjitha trojeve tu bëjmë bashkimin.

Kemi mbete ne mëshire te fatit
sikur zogjtë përtej shpatit,
na burgosin e na maltretojne
sa here serbet qe te done.

Ku je Ti o nene Shqipëri
kur do te mbrojshe Ti Camerine,
po Ti Kosove ngrite zanin
mos i le vëllezërit n’meshire te fatit!

Se s’do te ketë qetësi Ballkani
tokat tona nëse i falni,
pa u bashku gjithë trojet tona
nuk do te ketë qetësi Evropa!

Do t’ju mallkojnë trimat nga varri
historia kurrë s’do t’jua fali,
trojet tona qe si bashkoni
do t’ju mallkoje për jete Kombi!
Nga Makfire (Maqedonci) Canolli
U.S.A

SHPËRNDAJE