Theren me thikë dy persona

Dy persona të moshës 28 dhe 45 vjeçare nga fshati Jashanicë i komunës së Klinës kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë që kishte ardhur pas një fjalosje në mes tyre dhe dy personave të tjerë nga fshati Zajm i po kësaj komune.

Zeqir Kelmendi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës ka thënë se incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në rrugën “Drini i Bardhë “ në Klinë.

“Në bazë të hetimeve të para dyshohet se fillimisht viktimat ishin fjalosur më të dyshuarit njëri rreth 50 dhe tjetri 42 vjeçar nga fshati Zajm. Dyshohet se të dyshuarit kanë përdorur mjete të mprehta-thika, ku viktimat kanë pësuar lëndime trupore, pastaj të dyshuarit largohen në drejtim të panjohur”.

“Hetuesit dhe patrullat e policisë janë vënë në ndjekjen e të dyshuarve, dhe kanë arritur që t’i arrestojnë personat e dyshuar” deklaroi Kelmendi.

Ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni